Herën e njëzetë me radhë banorët dhe miqtë e Sofjes do të mblidhen në qendrën e kryeqytetit në sheshin “Princ Aleksandër I” ku do të jetë koncerti tradicional festiv me rastin e Vitit të Ri “Skena nën yjet”. Edhe në qytetin Varnë banorët do të mblidhen në sheshin qendror ku do të vështrojnë një spektakël me drita, ndërsa Ansambli Folklorik “Varna” do të prezantojë një program. Katër orë para fillimit të Vitit të Ri Opera Shtetërore në qytetin Stara Zagora do të pretë publikun me “Dolli të Vitit të Ri në Opera”. Në pult do të qëndrojë dirigjenti serb Dejan Saviç. Miq special të koncertit janë këngëtarja operistike serbe Ivana Allbreht dhe këngëtari bullgar xhaz Vasill Petrov. Në qytetin Burgas trapezë për Vitin e Ri do të rregullohet për njerëzit pa strehë. Të pastrehuarit do të marrin dhurata nga kryetari i bashkisë Dimitër Nikollov, i cili sipas traditës frekuenton shtëpinë e të pastrehuarve në orët e para të Vitit të Ri.
Të premten temperaturat minimale do të jenë prej 6 deri në 11°. Në Sofje do të jetë rreth 8°. Në orët e paradites dukshmëria vende-vende do të jetë e zvogëluar në rrafshnalta dhe ultësira. Para mesditës do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe..
Në një takim me ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Borisllav Sarafov, të afërmit e të vrarëve në aksidente kërkuan sërish një gjykim më të shpejtë dhe dënime më të ashpra për fajtorët. Prindërit nga shoqata “Engjëjt në rrugë”..
Njëqind ditë pas fillimit të punës, qeveria e Rosen Zheljazkov gëzon miratimin e 19.2për qind të qytetarëve bullgarë, ndërsa 66 për qind e tyre shprehin një qëndrim negativ, sipas të dhënave të Agjencisë Sociologjike "Mjara". Qëndrime të ngjashme..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të..