Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë ditën e obstetrikës

Foto: Radio Vidin

Sot sipas traditës shënojmë ditën e “gjysheve” (mamive), e quajtur gjithashtu dita e obstetrikës. Sipas kalendarit të vjetër (kalendarit Julian) kjo festë shënohet më 21 janar. Festa ka rrënjë të lashta pagane dhe vjen nga periudha kur trojet tona kanë qenë të populluar kryesisht me fise sllave.

Që nga viti 1951 kjo festë karakteristike për kalendarin popullor, është shpallur për ditë të obstetrikës, mamive dhe gjinekologëve.

Aktualisht sipas statistikës nënat me barrë të parë përbëjnë gjysmën e atyre, të cilët lindin. Gjatë viteve të fundit mosha, në të cilën gratë lindin beben e tyre të parë rritet vazhdimisht. Tani për Bullgarinë ajo është 27 vjeç, për Sofjen – 29.

Gjatë vitit 2019 emrat më të preferuar për foshnjat e sapolindur kanë qenë Viktoria dhe Aleksandër, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore prezanton modelin 3D të shpendit Dodo në Natën e Shkencëtarëve

Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore në Akademinë Bullgare të Shkencave fton vizitorët në Natën e Shkencëtarëve. Më 26 shtator në orën 17:30 në hollin e Bulevardit “Car Osvoboditel”, Prof. Zllatozar Boev do të prezantojë ekspozitën më të re në..

botuar më 25-09-26 6.10.PD

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2025

Gjatë 24 orëve të ardhshme , moti do të jetë kryesisht me vranësira të shumta, dhe në disa zona të Bullgarisë Perëndimore dhe rajonet juglindore skajore priten reshje shiu. Gjatë natës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Të premten , në..

botuar më 25-09-25 7.35.MD

Protestë në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Varnës përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri"

Qytetarët u mblodhën për një protestë përpara selisë së "DPS-Fillimi i Ri" (DPS-NN) në Sofje në mbrojtje të kryetarit të ndaluar të Varnës, Bllagomir Kocev. Protesta është nën sloganin "Për një Bullgari të lirë - pa /Deljan/ Peevskin, /Bojko/ Borisovin..

botuar më 25-09-25 5.02.MD