Kryeministri Bojko Borisov nis për në Egjipt ku do të marrë pjesë në hapjen zyrtare të bazës ushtarako detare “Bernis” në bregun e Detit të Kuq. Ky objekt është një nga tri bazat e reja strategjike ushtarako detare në brigjet e Mesdheut dhe të Detit të Kuq. Për krijimin e tij forcat e armatosura egjiptiane shpallën që në vitin 2017. Në kuadrin e vizitës kryeministri bullgar do të ketë takim dypalësh me presidentin e Republikës Arabe të Egjiptit Abdell Fatah As—Sisi. Në të pritet të diskutohen çështje të interesit të përbashkët dhe tema nga rendi ndërkombëtar i ditës. Në delegacionin bullgar është edhe zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Egjipti është partneri më i madh tregtar dhe ekonomik i Bullgarisë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Gjatë viteve të dy vendet gjithnjë mbajnë dialog aktiv politik.
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të reduktuar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe rreth pelgjeve. Gjatë ditës moti do të jetë me diell..
Bashkëpunimi midis Bullgarisë dhe Kinës në fushën e bujqësisë dhe ushqimit po zhvillohet në mënyrë shumë aktive dhe po zgjerohet vazhdimisht. Kështu u deklarua në takimin në Sofje të zëvendësministres së bujqësisë dhe ushqimit, Llozana Vasileva,..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde dhe Presidentin e Eurogrupit Paschal Donohoe. Në takimin në Bruksel, ku po..
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një nga dy sindikatat kryesore në Bullgari - Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), organizon një protestë mëngjesin e sotëm pranë..