Gjenerali i vrarë iranian Qassem Soleimani, i cili ishte lideri i Gardës Revolucionare të Iranit, ka planifikuar sulme në Bullgari, Gjermani, Bosnjë e Hercegovinë, Bahrejn dhe Turqi.
Këtë e bëri të ditur seksioni i BBC-së në gjuhën serbe, duke cituar Rezolutën 446 të paraqitur në Senatin e SHBA-së “për të nderuar anëtarët e inteligjencës dhe ushtrisë amerikane, të cilët e përmbushën misionin e tyre, duke e vrarë Qassem Soleimanin”.
Në dokument thuhet gjithashtu se “lufta kundër Gardës Republikane të Iranit, repartit “Quds” dhe të gjitha organizatave të lidhura me to, të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së, do të vazhdojë”.
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..
Do të flasim për mjetet e mbrojtjes. Jemi të mendimit se derisa një numër i konsiderueshëm vendesh të arrijë në 2%, është ende herët të flitet për rritje...
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..