Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një mjek i ri nga Sofja u dekorua për aplikimin në praktikë të 3D teknologjive

Foto: arkiv personal

Universiteti i Mjekësisë në Sofje dekoroi një mjek të ri, i cili ka krijuar një 3D printer për implantim të gjymtyrëve të kockave. Mjeku-novator Vanjo Vezirev e mori çmimin gjatë kohës së ceremonisë rreth diplomimit të studentëve nga viti 2019 të Universitetit Mjekësor në Sofje.

Aktualisht në printer ne bëjmë tre gjëra-modele anatomike me të cilat mësohen studentët, modele kirurgjike në të cilat printojmë pjesët e trupit me vetë sëmundjen dhe në të mjekët mund të eksperimentojnë dhe të ushtrohen për operacionin-sqaroi përpara mediave mjeku i ri. Ai saktësoi se së shpejti do t’i bëjnë operacion gjurit të një qeni.

Doktori Vezirev i ka dhënë një afat vetes prej 36 muajve, deri në të cilin të fillojnë  të bëjnë implantime të kockave dhe për njerëzit. “Kjo nismë kërkon mjete dhe shumë leje të ndryshme. Tani për tani kemi marrë një financim nga Instituti Evropian për Inovacione dhe Analiza Strategjike, por kemi nevojë prej parave të tjera”, thotë mjeku.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karnavali i Gabrovos na tërheq me një program të pasur dhe provokime të shumta

Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..

botuar më 25-05-11 8.00.PD

Platforma e Qendrës Shkencore Kirill dhe Metodij rrit nivelin e arsimit nëpër shkolla

Një platformë elektronike arsimore, e zhvilluar nga shkencëtarë në Qendrën Shkencore Kirill dhe Metodij pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, lehtëson përfshirjen e qasjes shkencore në arsimin e mesëm. Informacioni është falas për të gjithë të..

botuar më 25-05-11 7.30.PD

Nxënësit bullgarë krijuan një lojë me një robot virtual detar për të luftuar mbeturinat

Nxënës nga Burgasi bashkuan interesin e tyre për teknologjitë dhe mbrojtjen e natyrës, duke krijuar një lojë digjitale ku një robot detar simpatik mbledh mbetje plastike e letre nga deti virtual, duke kapërcyer valë ndotjeje dhe sfida ekologjike,..

botuar më 25-05-10 9.30.PD