Ekspozita fotografike “Pesë pikëpamjet e modernitetit drejt folklorit bullgar” rikrijon simbiozën midis gruas moderne dhe traditave autentike të popullit bullgar. Ekspozita me autore Anika Kjoseva do të hapet ditën e hënë (3 shkurt) në institutin kulturor bashkiak “Nadezhda” në kryeqytet.
Fotografja prezanton 5 bullgare moderne të cilat me ndihmën e stilistikës folklorike prezantojnë rrobën tradicionale kombëtare. Ekspozita është një lloj nderimi ndaj paraardhësve tanë, të cilët përmes pasurisë kombëtare kulturore na kanë lënë si trashëgimi thesarin e pasur tëurtësisë së pashtershme, estetikës dhe mirësisë dhe detyra jonë është që t’i ruajmë dhe t’i pasurojmë, mendon Anika Kjoseva.
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..
Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..