Këshilli për Bullgarët Jashtë Shtetit pranë Nënpresidentes Ilijana Jotova shqyrtoi sinjalet e dhëna nga bashkësia bullgare në Ukrainë. Bullgarët janë të shqetësuar se nëpërmjet reformave të zhvilluara në Kiev rajonet e populluara me bullgarë do të copëtohen dhe ata do të humbasin mundësinë për ta mësuar gjuhën bullgare. Bashkësia bullgare ngul këmbë që regjioni i Bollgradit të marrë status të veçantë si regjion bullgar dhe për këtë ta marrë përkrahjen e Bullgarisë. Kërkesa është që problemet të shtrohen në bisedimet dypalëshe mes Kievit dhe Sofjes. Këshilli ka konstatuar një problem të tillë edhe ndër bashkësinë bullgare në Shqipëri. Nënpresidentja u bëri thirrje institucioneve për të bërë më shumë për bullgarët në Shqipëri, që të shohin se nuk janë harruar.
Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..