Në 7 bashki bullgare pagat janë më të larta se sa në kryeqytet, tregon një anketim i Institutit të Ekonomisë së Tregut. Megjithëqë Sofja është lidere ekonomike, paga mesatare në kryeqytet është 795 euro, përderisa në bashkitë e qyteteve Kozlloduj 817 euro, Radnevo – 976 euro, Pirdop – 916 euro, Devnja – 857 euro, Gëllëbovo – 817 euro, Suvorovo – 806 euro. Ato janë bashki të vogla ku janë të përqendruara ndërmarrje të energjisë dhe të përpunimit dhe miniera. Diferenca në përmasën e pagave mujore në bashkitë e ndryshe është 4 herë. Në fund të klasifikimit janë bashkitë e vendbanimeve Kovaçevica dhe Koçerinovo, me rrogë të mesme mujore 248 euro. Në 27 bashki papunësia është nën 4 për qind, përderisa në Sofje është nën 2 për qind. Më se 120 mijë ndërmarrje janë të përqendruara në kryeqytet.
Presidenti Rumen Radev mbajti një leksion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje për perspektivat dhe sfidat për të rinjtë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve. I pyetur për luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ai tha se diplomacia..
Komisioni Evropian insiston në zbatimin e menjëhershëm të masave për të eliminuar shpërthimin e vendosur të murtajës në Velingrad. Në një opinion të Drejtorisë “Menaxhimi i krizave në ushqim, kafshë dhe bimë” të Drejtorisë së Përgjithshme “Shëndeti..
Në mbledhjen e qeverisë së përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev konfirmoi se qeveria holandeze shprehu pajtim për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Ai tha se sipas Akademisë Bullgare të Shkencave, përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..