200 pata të vogla laramane të cilët janë një lloj i kërcënuar botërisht erdhën për të kaluar dimrin në liqenin Durankullak afër Shabllës të Bullgarisë Verilindore. Shpendët erdhën pas regjistrimit dimëror të shpendëve në zonat e lagëta gjatë të cilit nuk u vu re asnjë ekzemplar prej këtij lloji. Ndryshimet në klimë janë shkaku për të cilin rruga shtegtare e patave të vogla laramane zgjatet deri në skajet më të largëta veriore të kontinentit. Para vitesh tufat erdhën në nëntor, por kohët e fundit kjo ndodh në janar. Më shumë pata të vogla laramane erdhën të kalojnë dimrin në Bullgari në vitin 2018, kur në mars në zonat e mbrojtura u regjistruan 30 mijë shpendë.
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..