Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si çdo vit, më 15 shtator u hap zyrtarisht viti i ri shkollor në Bullgari

Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri shkollor në Gjimnazin e Parë të Gjuhës Angleze në Sofje, raportoi BTA. Kryeministri Rosen..

botuar më 25-09-15 12.06.MD

Kryeministri dhe ministri përgjegjës shprehën gatishmëri për mbrojtje nga dronët

Bullgaria është e gatshme të rrëzojë dronë rusë. Zona verilindore e vendit po monitorohet në mënyrë aktive – këtë e deklaroi për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Ai bëri të ditur se Sofja do të marrë një hua prej mbi 3 miliardë eurosh përmes..

botuar më 25-09-15 9.21.PD

Rritje sezonale e ofertave për punë, por rënie në krahasim vjetor

Kërkesa për punonjës u rrit me 5% gjatë muajit gusht, që përkthehet në mbi 1700 vende pune më shumë krahasuar me korrikun, njoftoi për BTA një nga kompanitë më të mëdha të burimeve njerëzore në Bullgari. Megjithatë, krahasuar me të njëjtën periudhë të..

botuar më 25-09-14 6.10.PD