Për ne si shtet i ri roli i Bullgarisë është shumë i rëndësishëm, sepse Bullgaria si në vitin 1999, po ashtu dhe në vitin 2008 kishte dhënë një mbështetje të parezervë për Kosovën. Kështu që edhe Bullgaria ka një rol të veçantë në historinë e shtetëformoimit të Kosovës – tha Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje z. Edon Cana në ditën festive të Pavarësisë.
“Sfidat e shumta na kanë bërë edhe më të fortë” – vazhdoi Ambasadori. “Por përveç politikës mund të them se arritja më e madhe do të ishte në aspektin e sportit – se si të rinjtë tanë e demonstrojnë dëshirën t’i tejkalojnë sfidat për të fituar, për të qenë kompetitivë dhe dua të veçoj se për mua ato ndjenja të fitores së Majlinda Kelmendit në Brazil gjatë garave olimpike, fitoret e ekipit të futbollit të Kosovës dhe të shumë atletëve dhe sportistëve të ndryshëm, janë arritja më e madhe për ne sot. Sepse tani Kosova dhe populli i saj janë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit dhe kanë mundësi të barabarta... Dhe në 12-vjetorin e Pavarësisë mund të them që arritja ndoshta më e madhe është aftësia, potenciali dhe dinamika e demokracisë së Kosovës për t’i tejkaluar ndryshimet. Si në rastin e fundit kur Kosova ka demonstruar një maturitet të jashtëzakonshëm demokratik me zgjedhjet shumë të mira, një stabilitet politik. Kështu që Kosova provoj se ka një demokraci mjaft e shëndoshë”.
Ju ftojmë të dëgjoni tërë intervistën me z. Edon Cana, në të cilën ai foli për marrëdhëniet në Ballkan pas formimit të qeverisë së re të Albin Kurtit, për normalizimin e dialogut me Serbinë, për perspektivën e bashkëpunimit Bullgari-Kosovë, sidomos në aspektin ekonomik.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator..