Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Idealet e Apostullit të Lirisë Levski për arsimim popullor hedhin themelet e një vatre bullgare të kulturës

Monumenti i Apostullit të Lirisë Vasill Levski në qytetin Strellça

Një nga institucionet me më shumë rëndësi në jetën e banorëve të vendbanimit të vogël Strellça është vatra e kulturës. Themeluar në vitin 1871 ajo është ndër shoqatat e para kulturor-arsimore, që u krijuan në vend para Çlirimit nga zgjedha osmane në vitin 1878. Kjo vatër e kulturës emëruar “Prosveshtenie” (Arsimim) vjen të na sugjerojë se në fakt vatrat e kulturës edhe më sot vazhdojnë misionin e iluministëve bullgarë në shërbim dhe për të mirën e atdheut.

Themelet e kësaj vatre të kulturës iu vunë nga vet Apostulli i Lirisë Bullgare Vasill Levski, i cili disa herë e frekuentonte qytetin Strellça, gjë me të cilën banorët vendas krenohen. Gjatë njërës prej këtyre vizitave ai mbarti në hejbet libra dhe i lëri me porosinë të organizohet një bibliotekë shoqërore në të cilën të rinjtë të mblidhen për të lexuar. Kjo bibliotekë e parë ishte paraardhësi i vatrës së kulturës “Prosveshtenie 1871”. Ajo është një krenari për banorët e këtij vendbanimi malor. Është tepër përfaqësive edhe godina e saj që ngrihet në sheshin qendror “Druzhba” (Miqësi).

Vatra e kulturës përveç bibliotekës dhe sallës së leximit disponon edhe një sallë të madhe për koncerte, dhoma të makijazhit, disa salla të vogla për prova dhe veprimtari të ndryshme shoqërore. “Banorët e qytetit Strellça janë atdhetarë. Krenohemi me historinë e lashtë për të cilën mund të tregohet orë të tëra me radhë” – shpjegon Mariana Njagollova e cila 25 vjet është sekretare e vatrës së kulturës.

"Në se nuk janë amatorët artistikë në qytet dhe dëshira e tyre për të krijuar edhe vatra e kulturës nuk do të ekzistonte. Më se 150 janë amatorët artistikë në qytet, banorët e përhershëm të të cilit janë përafërsisht 4500 veta. Vetëm në shfaqjen që organizojmë me rastin e festës së qytetit çdo vit në fund të korrikut, marrin pjesë më se 100 njerëz – që nga fëmijë në moshën parashkollore deri në pleq 90 vjeçar. Gjatë viteve të ndryshimeve ekonomike në vend, vatra e kulturës kishte momente tepër të vështira. Shteti pothuajse u abdikua nga kultura dhe vetëm në sajë të punës së njerëzve vetëmohues, arritëm të ruajmë vatrën tonë të kulturës. Megjithë mos kamjen vatra e kulturës filloi të rimëkëmbet. Banorët, sidomos më të rinjtë, filluan të vijnë me dëshirë të formohen grupe të reja. Në qytet ka shumë këngëtarë, valltarë, nuk mundojnë  edhe muzikantë. Prandaj kërkuam udhëheqës artistikë në vendbanimet e përafërta të cilët e përqafuan idenë të vijnë në Strellça që të drejtojnë grupet tona amatore artistike. Për ta vatra e kulturës siguron honorarë të vogël kështu që të mbulojnë të paktën shpenzimet e transportit. Me ndihmën e këtyre udhëheqësve krijuam tre grupe këngëtarësh të cilët janë në nivel të lartë, pothuajse profesional. Të gjithë amatorët artistik janë shumë ambicioz.


Më të moshuarit kërkojnë këngë të vjetra nga rajoni i qytetit Strellça – vazhdon Mariana Njagollova. – Kemi një grup i cili interpreton vetëm folklor origjinal, një formacion tjetër interpreton vetëm këngë të vjetra të qytetit. Njerëzit e kanë të qartë, se financat janë të kufizuara, por  të paktën një herë në vit ata prezantohen në ndonjë prej festivaleve të mëdha në vend, ngandonjëherë edhe jashtë shtetit."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Javor Millushev me IKAR për kontributin e jashtëzakonshëm në teatrin bullgar

Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..

botuar më 25-03-28 3.43.MD

Bullgaria merr pjesë në Panairin e Librit në Lajpcig me një program të pasur kulturor

Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..

botuar më 25-03-28 10.22.PD
Georgi Grozev

Georgi Grozev studion trumbetë në Gent dhe e bën të njohur Bullgarinë në mbarë botën

“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa ndonjë..

botuar më 25-03-23 7.30.PD