Regjisorja polake Agneshka Holland dhe aktorja Xheralldin Çaplin do të jenë mikesha të posaçme në edicionin e 24 të “Sofia Film Fest”. Regjisorja e njohur e cila prezantoi në Berlinale filmin e saj më të ri “Sharlatani” do të dekorohet me çmimin e posaçëm të Federatës Ndërkombëtare të Shtypit Filmues FIPRESCI (Fédération Internationale de la Presse Cinématographique). Vajza e parë e Çarli Çaplinit dhe Una O’ Nijll – Xheraldin , do të marrë Çmimin e Sofjes të Bashkisë së Kryeqytetit për kontributin e saj në artin e kinemasë. Për nder të saj do të shfaqen disa filma me pjesëmarrjen e saj.
Hapja e festivalit të filmave është më 12 mars në sallën numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku do të transmetohet filmi bullgar “Rruga e Petjës sime”. Sipas fjalëve të drejtorit të festivalit Stefan Kitanov në fokusin e vëmendjes të spektatorëve është kinemaja bullgare: “Sivjet tregojmë 21 filma artistikë bullgarë. Ky është një fakt shumë i gëzueshëm dhe premtues. Mendoj se kinemaja bullgare është në një zhvillim të përhershëm tatëpjetë. Tani e tutje do të presim suksese edhe më të mëdha. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar ato fare nuk janë pak. Filma bullgarë fituan dekoratat e mëdha në tri festivale nga kategoria ”A” në botë.
Çmimi i madh në konkursin për film të parë ose të dytë artistik “Sofja – qyteti i kinemasë” do të jepet nga juria ndërkombëtare, ku çmimi prej 7 mijë eurove është e siguruar nga Bashkia e Kryeqytetit. 2 nga filmat në programin e konkursit janë në gjuhën bullgare – “18% gri” nën drejtimin e regjisorit Viktor Çuçkov - biri dhe filmi "Motra” e Svetlla Cocorkovës. Tashmë kemi informatë për çmimin e Sofjes për një kontribut të plotë në artin e kinemasë - ai i jepet Anri Kulevit, piktor, regjisor dhe producent i filmave artistikë, dokumentarë dhe vizatimorë:
“Do të tregojmë filmin e tij të fundit “Ka pasur një luftë”, si dhe do të kthehemi mbrapa në kohë me disa pjesë të zgjedhura nga filmat e tij – shton Stefan Kitanov. Do të ketë dhe ekspozitë me faqe të marra nga bordi anësor i librit të tij të fundit.”
Në botimin e 24 të “Sofia Film Fest” do të tregohen mbi 150 filma artistikë me metrazh të plotë si dhe tituj dokumentarë, ku shfaqjet e filmave do të vazhdojnë deri në fund të muajit mars. Pritet që për ngjarjen të mbërrijnë rreth 30 miq nga jashtë. Një pjesë e madhe prej tyre vijnë posaçërisht për edicionin e 17 të Sofia Meetengs – biznes platforma e krijuesve të kinemasë. Sivjet, një pjesë jo e vogël nga filmat do të jenë në gjuhën bullgare, nënvizon Stefan Kitanov:
“Unë jam i bindur në potencialin e emrave të rinj, të cilët çdo vit lindin në qiellin e kinemasë bullgare dhe do të shikojmë një pjesë prej tyre të debutojnë në festival. Do të thosha: Shikoni filmat bullgarë, sepse në këtë mënyrë do të mund të shikojmë jetën rreth nesh. 8 nga filmat artistikë bullgarë do të kenë premierë në “Sofia Film Fest” – ky është një rekord absolut për momentin. Unë ju uroj me gjithë zemër sukses”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..