Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet bullgare i kundërvihen një marshi ekstremist

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po ndjek gjendjen në vend për shkak të Marshit Llukov, që duhet të zhvillohet të shtunën në Sofje, tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova ndaloi me urdhër zhvillimin e Marshit Llukov. Fandëkova pret që policia dhe shërbimet të kujdesen për rendin publik. MPB-ja është kategorike se do të zbatojë urdhrin e Kryetares së Bashkisë. Jemi në kontakt me partnerët tanë jashtë shtetit. Ata po zhvillojnë kontroll, tha Ministri Marinov me rastin e pritjeve që organizatorët e Bashkimit Kombëtar Bullgar të përkrahen edhe nga ekstremistët jashtë. Po zhvillohet hetim kundër organizatorëve të marshit, ndërsa prokuroria kërkoi që gjyqi të mbyllë Bashkimin Kombëtar Bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 200 zjarre janë shuar në 24 orët e fundit, situata në Grykën e Kresnës është më e keqja

Tre helikopterë mbërritën në Aeroportin e Plovdivit në kuadër të mekanizmit për ndihmën e kërkuar nga BE-ja për shuarjen e zjarreve. Helikopteri i parë mbërriti nga Hungaria, i dyti nga Sllovakia dhe i treti nga Franca për të..

botuar më 25-07-28 10.29.PD
Univeriteti Amerikan në Bullgari

Bullgaria mbledh elitën botërore studentore të matematikës në një olimpiadë

Bullgaria do të jetë qendra e elitës botërore studentore të matematikës, e cila do të mblidhet nga 28 korriku deri më 3 gusht 2025 në Bllagoevgrad për edicionin e 32-të të Olimpiadës më prestigjioze ndërkombëtare të matematikës për studentët -..

botuar më 25-07-27 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të jetë me diell dhe edhe më е nxehtë. Në orët e pasdites mbi rajonet malore në Bullgarinë Perëndimore, dhe në mbrëmje dhe në rajonet veriperëndimore do të bëhet me vranësira dhe në vende të izoluara do të ketë bubullima dhe shi. Do të..

botuar më 25-07-25 7.30.MD