Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet bullgare i kundërvihen një marshi ekstremist

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) po ndjek gjendjen në vend për shkak të Marshit Llukov, që duhet të zhvillohet të shtunën në Sofje, tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov. Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova ndaloi me urdhër zhvillimin e Marshit Llukov. Fandëkova pret që policia dhe shërbimet të kujdesen për rendin publik. MPB-ja është kategorike se do të zbatojë urdhrin e Kryetares së Bashkisë. Jemi në kontakt me partnerët tanë jashtë shtetit. Ata po zhvillojnë kontroll, tha Ministri Marinov me rastin e pritjeve që organizatorët e Bashkimit Kombëtar Bullgar të përkrahen edhe nga ekstremistët jashtë. Po zhvillohet hetim kundër organizatorëve të marshit, ndërsa prokuroria kërkoi që gjyqi të mbyllë Bashkimin Kombëtar Bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

LUNAR pushton Bregun Jugor të Detit të Zi me “Detin e Dritave”

Festivali i dritave LUNAR po zhvendoset në bregun jugor të Detit të Zi për herë të parë. Nga 1 deri më 4 gusht, “Deti i Dritave” do të transformojë jo vetëm mjedisin urban, por edhe monumentet natyrore magjepsëse të vendosura përgjatë bregdetit përmes..

botuar më 25-08-01 5.55.PD

Parashikimi i motit për 1 gushtin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës mbi rajonet veriperëndimore dhe ekstreme lindore do të jetë kryesisht me diell. Mbi pjesën tjetër të vendit, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në..

botuar më 25-07-31 7.30.MD
Ministri Atanas Zaprjanov

Atanas Zaprjanov: Bullgaria është ndër vendet më të sulmuara nga propaganda ruse

Aktiviteti i faqeve të internetit që lidhen me Rusinë është rritur dymbëdhjetëfish, njoftoi Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën e Klubit Atlantik "NATO pas Hagës'25: Dimensioni Bullgar 2025 – 2035". Ai theksoi se..

botuar më 25-07-31 5.38.MD