Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk ka raste të vërtetuara të koronavirusit Covid 19 në Bullgari

Vencisllav Mutafçijski
Foto: BGNES

Në një brifing mëngjesin e 26 shkurtit profesor doktori Vencisllav Mutafçijski - shef i Akademisë Ushtarako Mjekësore dhe udhëheqës i Shtabit të Krizës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit Covid 19 në Bullgari, tha se deri tashti në vend nuk ka raste të vërtetuara të pacientëve mbartës të virusit. Në spitale të ndryshe janë nën karantinë afro 20 veta me simptoma të lehta të përngjashme pasi u kthyen nga Italia dhe shtete të tjera të rrezikshme. Shtabi i Krizës është kategorik se nuk ka vend për panik dhe se tërë sistemi shëndetësor i Bullgarisë është i mobilizuar për përballimin e sfidave të lidhura me koronavirusin e ri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..

botuar më 25-10-03 7.35.MD

Po rritet numri i viktimave të përmbytjeve në Elenite

Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..

rinovuar më 25-10-03 6.04.MD

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje përnjë tunel hekurudhor ndërkufitar

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..

botuar më 25-10-03 5.20.MD