Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon vizita e Presidentit Radev në Shqipëri

Presidenti Radev mori "Çelësin e Tiranës" nga Kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu
Foto: http://top-channel.tv

E premtja (6 mars) është dita e dytë e vizitës së Presidentit bullgar Rumen Radev në Tiranë. Pritet se sot ai do të vizitojë qytetin e Durrësit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e priti dje Rumen Radevin dhe e uroi Presidentin bullgar për 142- vjetorin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve dhe nënvizoi se ky bashkëpunim i ka rrënjët në mirëkuptimin e plotë dhe marrëdhëniet tradicionale midis dy popujve tanë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi se “Ne i jemi mirënjohës Bullgarisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe çeljen sa më shpejt të negociatave dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe do të kurorëzohet gjatë Presidencës Kroate.”

Foto: shqiptarja.com

Presidenti Radev u takua dhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe theksuan nevojën e rritjes së  bashkëpunimit në fushën ekonomike, tregtare dhe të investimeve, sidomos duke folur për investimet bullgare në Tiranë.

Rumen Radev tha se vizita e tij në Shqipëri është një provë e mbështetjes së fortë të Bullgarisë përsa i përket integrimit evropian të Shqipërisë. “Jam këtu për të treguar se Bullgaria ju mbështet në përpjekjet tuaja për të transformuar vendin, e që në të ardhmen të jeni një anëtar besnik i BE. Ne besojmë te arritjet e shoqërisë suaj për transformim, në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; të gjitha këto arritje janë një provë e sigurt se Shqipëria shumë shpejt do të fillojë procesin e negociatave”, tha ai.

Teksa i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” në shenjë të miqësisë mes dy popujve, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu tha se ky vlerësim nga ana e presidentit bullgar për reformat e ndërmarra dhe për transformimin e qytetit të Tiranës është një inkurajim shumë i rëndësishëm në rrugën drejt bashkimit evropian. “Kur fqinjët vijnë dhe të urojnë për punët e mira të bëra në shtëpi, është një inkurajim shumë i madh”, tha ai.

Dita e parë e vizitës së Presidentit Rumen Radev përfundoi me pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të Bullgarisë (3 mars).

Foto: Shoqata për Miqësi Bullgari-Shqipëri

Në të morën pjesë personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete fetare, intelektualë, përfaqësues të biznesit, medias dhe shoqërisë civile.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

Bullgaria i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës dhe provokimet kundër BE-së

Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..

botuar më 25-09-15 4.23.MD
Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD
Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD