Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë të Kinemasë Ortodokse

Edicioni i 13-të i Ditëve të Kinemasë Ortodokse hapet më 10 mars me filmin e regjisores Natalija Batraeva “Porta e Doneckut”. Në të rikrijohet jeta e disa murgeshave nën të shtënët e luftës. Ata gjejnë kuptimin e jetës në shërbimin e Zotit dhe të njerëzve në kohën e luftës civile në Ukrainë. Shfaqja e filmit është me iniciativë të Mitropolisë së qytetit Lloveç. Ideja është që ai të prezantohet çdo të martë në kishën e vogël “Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull” deri në përfundimin e Kreshmës së Madhe .

Në programin e Ditëve të Kinemasë Ortodokse ka edhe dy filma grekë të regjisorit Pavllos Tripodakis. “Udhëkryqi” tregon për shpresën te Zoti të njerëzve të dëmtuar nga zjarret. Filmi tjetër “Kananga” prezanton një mision ortodoks në Kongo. Spektatorët do të njihen edhe me tema si murgjëria e prezantuar përmes prizmit të jetës dhe përvojës së gjyshit Dionisij; do të mësojnë për jetën dhe çudibërësin e shenjtorit gjeorgjian nga ditët tona Gavraill Urgebaxe.

,


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD