Dianopolis është një nga emrat e vjetër të qytetit të sotëm Jamboll, të krijuar aty rreth vitit 293. Atëherë perandori Dioklecian i viziton këto vende dhe i mahnitur nga natyra e bukur, vendos të themelojë qytet. I jep emrin Diospolis. Më vonë qyteza merr emra të ndryshëm, një prej tyre është Dianopolis. Kështu titullohet dhe orkestra e dhomës e qytetit Jamboll, e cila gjatë vitit 2018 festoi përvjetorin e vet të 50. Orkestra “Dianopolis”e cila ka shpëtuar gjatë viteve të krizës ekonomike është një thesar i vërtetë kulturor për njerëzit në qytetin tonë jugor. Në qoftë se bëjmë një krahasim me traditat në Evropën Perëndimore, 50 vjet nuk janë kushedi sesa për një ansambël. Për një vend si Bullgaria, në të cilin muzika profesionale bën hapat e vet serioz në fund të shekullit të 19, dhe për një qytet si Jamboll, popullsia e të cilit është nën 70 000 veta, kjo fare nuk është pak.
“Orkestra është e krijuar nga Nikollaj Sulltanov – tregon Konstantin Ilievski, dirigjent kryesor i orkestrës “Dianopolis”. Maestro Sulltanov vite të tëra me radhë ka drejtuar orkestrën dhe është kujdesur për rritjen e tij profesionale. Ai ka treguar një “krijimtari të vërtetë administrative” dhe në sajë të kësaj grupi i gëzon adhuruesit e vet dhe sot. Në qoftë se duhet të përgjithësoj, solist dhe dirigjent të orkestrës kanë qenë pothuajse të gjithë muzikantët e njohur bullgarë, por fare nuk janë pak dhe miqtë e huaj. Orkestra ka pasur turne në Gjermani, Itali.. Koncert mjeshtre është Krasimira Sulltanova. Ajo është vajza e maestro Sulltanovit, i cili ka dhe djalë-Gjeorgji Sulltanov, një tenor i njohur bullgar. Krasimira posedon cilësi të shkëlqyera profesionale, një nga koncert-mjeshtret më të mira në Bullgari. Me të dhe me kolegët e tjerë ndajmë idenë se orkestra është një bashkësi prej individualistëve. Më shumë se 6 vjet punojmë bashkë dhe ndiejmë se kemi bërë një hap serioz përpara. Kjo qe vlerësuar dhe nga Lidhja e Krijuesve Muzikorë në Bullgari, e cila vjet na dha dekoratën e vet prestigjioze “Lira e Kristaltë”-një nder i madh për grupin tonë.”
Krahas me programet interesante të koncerteve, Konstantin dhe kolegët e tij krijojnë një traditë të vazhdueshmërisë.
“Mendimi im është se, kolegët të cilët kanë një stazh shumëvjeçar , duhet të mbeten në orkestër sa më shumë që të jetë e mundur, që të mund të nxjerrim maksimumin nga përvoja e tyre dhe t’ia transmetojmë brezit të ardhshëm. Kjo praktikë prej shekujve ekziston në Evropë, mjeshtëria e krijimit të muzikës orkestrale transmetohet pikërisht kështu. Pavarësisht nga angazhimentet e mia jo të pakta, “Dianopolis” ka një vend shumë special në zemrën time. Më qe dhënë një besim i madh në fillim dhe kjo më dha mundësi të realizoj idetë e mia muzikore dhe prej menaxheri. Jemi të lumtur me diskun, të cilin e incizuam gjatë vitit të kaluar, me programet e suksesshme, në të cilat ftuam si solistë emra me famë botërore. Kemi dhe një përkrahje të madhe nga bashkia e qytetit Jamboll.
Mbeti vetëm të shtojmë se, që nga muaji janar 2020, Konstantin Ilievski është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Radios Sllovake. Po, vazhdojnë shfaqitjet e tij në Austri dhe në vende të tjera të Evropës me orkestrën Sinfonietta dell’Arte, drejtor muzikor i së cilës është tanimë 23 vjet . “Gëzohem shumë se jam një mik-dirigjent i rregullt i Filarmonisë së Sofjes. Krenohem po kështu se, puna ime me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare përpara 2 vjetëve qe vlerësuar me “Lirën e Kristaltë” në kategorinë për arritje të dirigjentëve. Po vazhdoj të jem mik-dirigjent i një sërë orkestrave evropiane, si dhe i shumë bullgare - në qytetet Vidin, Vraca, Gabrovo, Pazarxhik. Këto takime me kolegët dhe publikun janë shumë të këndshme dhe më mbushin me energji.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e tyre të përbashkët "Sa e bukur je", e cila u publikua këtë të diele në kanalin zyrtar të D2 në..
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..