Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hap shkolla e parë bullgare në Singapor

Foto: @bsrodnarech

Gjuha është lidhja jonë me rrënjat e vetëdijes sonë bullgare. Kjo i ka bërë bullgarët në Singaporin e largët në një takim të tyre gjatë shtatorit të vitit 2019 të organizojnë një shkollë të fundjavës për fëmijët e tyre. Meqenëse në diasporën bullgare atje prej rreth 400 bullgarësh nuk ka specialistë në fushën e filologjisë bullgare me këtë detyrë të rëndë u ngarkua një muzikant dhe organizator i festivaleve muzikore në botë – Martin Kërnollski, ndërsa prindërit e tjerë - bullgarë e mbështetën.

“Kam mbaruar Akademinë Muzikore në Sofje dhe kam profil pedagogjik. Gjithmonë jam marrë me punë pedagogjike, kështu qe kam përvojë në këtë fushë. Kjo më jep kurajë të merrem me fëmijët” – tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Martin.

Shkolla u hap me 5-6 nxënës bullgarë, por sot ata janë 15-16. Të gjithë ata janë të moshës së ndryshme dhe e dinë bullgarishten në nivel të ndryshëm dhe kjo është një sfidë e vërtetë për Martin Kërnollskin. Prandaj krahas librave mësimorë për bullgarët, ai përdor edhe libra dhe manuale për ata që e përdorin bullgarishten si gjuhë të dytë. Sipas tij këta libra mësimorë janë shumë të mirë sepse u janë orientuar njerëzve që janë rritur në shtete të tjera, bullgarishtja është gjuha e tyre e dytë dhe ata mendojnë në një mënyrë më të ndryshme. Fëmijët janë ndarë në grupe – 4-5 vjeç, 6-7 vjeç dhe 12-14 vjeç. Me më të vegjlit, kryesisht fëmijë nga martesa të përziera, të cilët e kuptojnë bullgarishten, por nuk e flasin, Martin punon sipas një programi special me më shumë lojëra dhe këngë me qëllim të mësojnë më shumë fjalë dhe të fillojnë të flasin. Me më të mëdhenjtë ata shkruajnë shkronja dhe fjalë dhe lexojnë në përputhje me programin për klasën e parë. Martini u është shumë mirënjohës prindërve, të cilët e ndihmojnë në punën e tij pedagogjike.”

“Mësimi i fëmijëve tanë në gjuhën amtare në fakt është një punë kolektive. Këtu njerëzit janë anglishtfolës dhe fëmijët flasin mes tyre në gjuhën angleze. Për këtë qëllim gjatë orëve të mësimit të gjuhës bullgare ne flasim vetëm në bullgarisht. Në qoftë se ndokush nuk e di fjalën “karrige” për shembull, na shpjegon: “Ajo gjë ku ulemi”. Në këtë mënyrë ne e stimulojmë mësimin e fjalëve të reja dhe të folurit në bullgarisht” – na tregon Martin Kërnollski.

Fëmijët zhvillohen mirë dhe madje tashmë përgatiten për pjesëmarrje në koncertin tradicional për bashkësinë bullgare në Singapor, i cili do të mbahet më 24 maj dhe 1 qershor. Martin thotë se Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit e ndihmon shumë, si dhe mësuesit e bullgarishtes nga mbarë bota, me të cilët vendos kontakt nëpërmjet grupit “Shkollat bullgare jashtë” në Facebook. Disa prej tyre u ofrojnë libra në bullgarisht, disa të tjerë – mësime dhe materiale në internet. Martini nga ana e vet ia kthen gjestin duke organizuar chat bot – një sistem për komunikim elektronik mes shkollës dhe nxënësve përmes messenger-it. “Mendoj se po filloj të hyj në këtë shoqëri të shkollave bullgare para se të jemi regjistruar” – thotë Kërnollski. Pikërisht ky do të jetë hapi im i ardhshëm – aplikimi për marrjen e statusit të “shkollës të së dielës”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD