Dy boksierë bullgarë arritën fitore në kualifikimet evropiane për olimpiadën që u zhvilluan në Londër. Në kategorinë deri më 51 kilogramë mbajtësja e medaljes së argjendtë evropiane Stojka Krësteva fitoi në mënyrë kategorike ndeshjen kundër francezes Vasila Elharidi.
Simeon Çamov mposhti Vitautas Balsis nga Lituania në kategorinë deri më 75 kilogramë. Dy fitoret e bullgarëve u miratuan njëzëshëm nga gjyqtarët.
Pas kthimit të sportistëve në Bullgari, ata menjëherë do të vetizolohen për dy javë.
Bullgaria fitoi medalje të argjendtë në disiplinën 25 metra pistoletë – trio për vajza në Kampionatin Evropian të Qitjes Sportive me armë me kalibër të vogël, që po zhvillohet në Shatoru, Francë. Bullgaret – Pamella Popova, Maria Atanasova dhe..
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
CSKA ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi shqiptar Kevin Dodaj do të luaj në skuadër. Lojtari 19-vjeçar i bashkohet "të kuqve" nga ekipi i Vllaznisë dhe do të veshë fanellën me numër 22 në ekipin e tij të ri. Ai bëhet lojtari i tretë i ri për ekipin..
Nënkampionia botërore në gjimnastikë ritmike nga Rio de Janeiro 2025, Stilijana Nikollova fitoi katër medalje të tjera. Përveç vendit të dytë..