Mjedisi i paarritshëm urban është një nga problemet bazë të njerëzve me probleme motorike në Bullgari. Ky pikërisht është dhe shkaku që të mos i takojmë shpesh nëpër qytetet në të cilat jetojmë. Trotuaret e pasheshuara, pellgjet me ujë, llumi dhe balta janë diçka e zakonshme për shumë prej nesh, por për një njeri me probleme motorike kjo është pengesa e radhës e paevitueshme në rrugën e tij drejt dyqanit, teatrit, kinemasë ose ndonjë agjencie shtetërore. Pavarësisht nga remontet e shumta dhe ndryshimet në mjedisin urban, shumë ndërtesa dhe vende publike akoma nuk janë në dispozicion për një pjesë nga qytetarët. Tek ne hapat e ndërmarrë në këtë drejtim janë të paktë dhe në pjesën më të madhe të rasteve - ato realizohen në sajë të aktivitetit dhe të veprimtarisë së qytetarëve. Shembulli i mirë më shpesh vjen nga njerëzit e rinj, të cilët e kanë pranuar ndihmën për nevojtarët si një kauzë të vet. Ju takojmë pikërisht me një njeri të tillë ju takojmë.
Stefani Mitova ndihet mirë si në ujë si një kampione republikane në windsurf, po kështu dhe në tokë - mbi longbordin e saj /një skateboard të zgjatur/.
“Fillova me këto gjëra, madje pa u menduar se si dhe përse, por pak nga pak e kuptova se këto më sjellin një kënaqësi të madhe, për shkak të adrenalinës - tregon Stefani Mitova përpara Radio Bullgarisë. Përveç kësaj njerëzit rreth meje janë shumë konstruktivë. Ata, të cilët merren me sport kanë një sistem vlerash të ndryshëm, prandaj më vjen shumë mirë dhe ndihem këndshëm të rritem si personalitet rreth tyre.”
Për të mundësia të merret me sport dhe të lëvizë lehtë dhe shpejt nëpër qytet është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme, por e di shumë mirë se shumë njerëz të tjerë vetëm mund të ëndërrojnë për një liri të ngjashme. Vetë ajo është rritur në një familje, në të cilën nevojitet të ndihmojë për kujdesin për dy njerëz të rritur me aftësi të kufizuara. Kjo i jep mundësi ta shikojë botën përmes syve të tyre dhe të provojë problemet, me të cilat ndeshen ata në ditët e tyre të përditshme. Në këtë kuptim, dëshira t’u ndihmojë pikërisht njerëzve me aftësi të kufizuara për të jetuar në një mjedis pak më të arritshëm dhe të rregullt, nuk duhet të na befasojë. Shpikjen e vet, të quajtur parabord, Stefani e bën me shpresën të mund të kthejë buzëqeshjen në fytyrat e të paktën disa fëmijëve me probleme motorike.
“Parabordi im është longbord, i cili është i rrethuar me tuba, të lidhura midis tyre. Që lart varet një litar, në të cilin është bashkangjitur një ndenjëse, në të cilën ulet fëmija. Kështu nuk është e nevojshme të ketë forca tek këmbët, që të mund të qëndrojë drejt. Në vend të kësaj mund të varet krejtësisht mbi konstruksion, ku është i mbrojtur nga të gjitha anët. Nuk i kam numëruar, por të paktën 5-6 janë fëmijët, të cilët i kam hipur në këtë vegël dhe më kanë qenë shumë mirënjohës.”
Në fillim vajza e popullarizon idenë e vet në internet dhe shumë shpejt me të lidhen njerëz, të cilët propozojnë të ndihmojnë që kjo të bëhet realitet. Një prej tyre krijon falas një konstruksion prej metali, një tjetër dhuron longbord, kurse një i tretë e bojatis atë e cila është formuar si një mjet interesant transporti. Tani për tani Stefani nuk po mendon që të fillojë një prodhim në masë i parabordit, por është gati të këshillojë secilin i cili ka dëshirë të ndërtojë diçka të ngjashme për ndonjë të afërm të vet ose për ndonjë mik në nevojë. “Po mendojmë për disa modifikime të reja, përmes të cilave të përdorim parabordin si një këmbësore, që të mund fëmijët, të cilët kanë muskulaturë të dobët në këmbë, të mundohen të ecin”, tregon planet e veta Stefani.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...