Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një adhuruese e sporteve ekstreme krijoi një longbord për fëmijët me aftësi të kufizuara

Mjedisi i paarritshëm urban është një nga problemet bazë të njerëzve me probleme motorike në Bullgari. Ky pikërisht është dhe shkaku që të mos i takojmë shpesh nëpër qytetet në të cilat jetojmë. Trotuaret e pasheshuara, pellgjet me ujë, llumi dhe balta janë diçka e zakonshme për shumë prej nesh, por për një njeri me probleme motorike kjo është pengesa e radhës e paevitueshme në rrugën e tij drejt dyqanit, teatrit, kinemasë ose ndonjë agjencie shtetërore. Pavarësisht nga remontet e shumta dhe ndryshimet në mjedisin urban, shumë ndërtesa dhe vende publike akoma nuk janë në dispozicion për një pjesë nga qytetarët. Tek ne hapat e ndërmarrë në këtë drejtim janë të paktë dhe në pjesën më të madhe të rasteve - ato realizohen në sajë të aktivitetit dhe të veprimtarisë së qytetarëve. Shembulli i mirë më shpesh vjen nga njerëzit e rinj, të cilët e kanë pranuar ndihmën për nevojtarët si një kauzë të vet. Ju takojmë pikërisht me një njeri të tillë ju takojmë.

Stefani Mitova ndihet mirë si në ujë si një kampione republikane në windsurf, po kështu dhe në tokë - mbi longbordin e saj /një skateboard të zgjatur/.

Fillova me këto gjëra, madje pa u menduar se si dhe përse, por pak nga pak e kuptova se këto më sjellin një kënaqësi të madhe, për shkak të adrenalinës - tregon Stefani Mitova përpara Radio Bullgarisë. Përveç kësaj njerëzit rreth meje janë shumë konstruktivë. Ata, të cilët merren me sport kanë një sistem vlerash të ndryshëm, prandaj më vjen shumë mirë dhe ndihem këndshëm të rritem si personalitet rreth tyre.

Për të mundësia të merret me sport dhe të lëvizë lehtë dhe shpejt nëpër qytet është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme, por e di shumë mirë se shumë njerëz të tjerë vetëm mund të ëndërrojnë për një liri të ngjashme. Vetë ajo është rritur në një familje, në të cilën nevojitet të ndihmojë për kujdesin për dy njerëz të rritur me aftësi të kufizuara. Kjo i jep mundësi ta shikojë botën  përmes syve të tyre dhe të provojë problemet, me të cilat ndeshen ata në ditët e tyre të përditshme. Në këtë kuptim, dëshira t’u ndihmojë pikërisht njerëzve me aftësi të kufizuara për të jetuar në një mjedis pak më të arritshëm dhe të rregullt, nuk duhet të na befasojë. Shpikjen e vet, të quajtur parabord, Stefani e bën me shpresën të mund të kthejë buzëqeshjen në fytyrat e të paktën disa fëmijëve me probleme motorike.

Parabordi im është longbord, i cili është i rrethuar me tuba, të lidhura midis tyre. Që lart varet një litar, në të cilin është bashkangjitur një ndenjëse, në të cilën ulet fëmija. Kështu nuk është e nevojshme të ketë forca tek këmbët, që të mund të qëndrojë drejt. Në vend të kësaj mund të varet krejtësisht mbi konstruksion, ku është i mbrojtur nga të gjitha anët. Nuk i kam numëruar, por të paktën 5-6 janë fëmijët, të cilët i kam hipur në këtë vegël dhe më kanë qenë shumë mirënjohës.

Në fillim vajza e popullarizon idenë e vet në internet dhe shumë shpejt me të lidhen njerëz, të cilët propozojnë të ndihmojnë që kjo të bëhet realitet. Një prej tyre krijon falas një konstruksion prej metali, një tjetër dhuron longbord, kurse një i tretë e bojatis atë e cila është formuar si një mjet interesant transporti. Tani për tani Stefani nuk po mendon që të fillojë një prodhim në masë i parabordit, por është gati të këshillojë secilin i cili ka dëshirë të ndërtojë diçka të ngjashme për ndonjë të afërm të vet ose për ndonjë mik në nevojë. “Po mendojmë për disa modifikime të reja, përmes të cilave të përdorim parabordin si një këmbësore, që të mund fëmijët, të cilët kanë muskulaturë të dobët në këmbë, të mundohen të ecin”, tregon planet e veta Stefani.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD