Rastet e reja e të infektuarve me koronavirus në Bullgari janë 32 dhe kështu numri i përgjithshëm i të infektuarve është 174, tha shefi i Shtabit Operativ Kombëtar profesor Vencisllav Mutafçijski. 28 janë rastet e reja të regjistruara në Sofje. Të rinjtë gjithashtu infektohen, por e kalojnë sëmundjen më lehtë se sa të moshuarit. Në vend të kësaj ata janë përhapësit më aktiv të virusit. Profesori kritikoi sofinanasit se ditën e shtune bënë ekskursione në malin Vitosha pranë Sofjes. Në se kjo vazhdon shtabi do të rekomandojë mbylljen e rrugëve drejt malit. Grupi i njerëzve më të prekur nga COVID-19 në vend është ai i njerëzve në moshë nga 40 deri në 49 vjeç. 24 janë rastet në grupin e moshës mbi 70 vjeç. Nga ky grup njerëzish janë edhe tre të vdekurit. Të gjitha rastet e tjera janë te njerëzve në moshë nga 50 deri në 0 vjeç. Të ngjiturit me virusin deri në 19 vjeç përbëjnë 7 për qind.
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..