Bullgaria Lindore është ndarë në dy rajone – verior dhe jugor, kufiri mes të cilave është mali Stara Pllanina. Cilat janë specifikat e këtyre dy rajoneve?
Biseda është me ekonomistin Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë Tregtare dhe fillon me qendrën administrative të Bullgarisë Verilindore – Varna, ku jetojnë rreth 360 mijë veta:
„Është interesante se bashkia Varna nuk është lider sa u përket pagave dhe punësimit në këtë zonë të Bullgarisë. Qyteti Devnja, i njohur akoma si një qendër e industrisë kimike, është para Varnës në këtë aspekt. Në qytet punojnë shumë njerëz nga bashkitë e tjera përreth dhe industria e tij jep rroga të larta dhe siguron një punësim të mirë” (shënim autori: sipas të dhënave të Institutit të Ekonomisë së Tregut me 92 300 euro për njeri, bashkia Devnja është me investime më të mëdha të drejtpërdrejta të huaja për frymë të popullsisë dhe rroga mesatare është 838 euro për muaj që i tejkalon qytetet Sofja dhe Plovdiv).
Problemi është në të ashtuquajturat regjione të përziera (sh. autori: ku jetojnë bullgarë dhe turq) – qytetet Razgrad, Tërgovishte dhe Silistra. Tani për tani ato kanë prapambetur jashtëzakonisht shumë nga ana ekonomike. Qendra e rrethit – qyteti Dobriç po kështu është shumë kureshtar, me qenë se ai po vazhdon të ruajë profilin e vet agrar në sfondin e proceseve të industrializimit në të gjithë Bullgarinë. Kjo mjerisht i mban rrogat shumë të ulëta(sh. autor: 505 euro në fund të vitit 2019, sipas të dhënave të Institutit të Ekonomisë së Tregut).Ky pikërisht është dhe problemi i madh. Qyteti Dobriç shumë vështirë tërheq punonjës nga bashkitë fqinje dhe nga krahinat përreth, për shkak të standardit jo shumë të mirë të jetesës. Në qoftë se duhet të përmendim ndonjë lider lokal, i cili të mund ta shtyjë përpara ekonominë tjetër të Verilindjes, këto padyshim që janë Varna (e cila është një qendër turistike dhe port, vend për logjistikë dhe tregti) dhe Devnja (një vend i industrisë së fortë).
Një fakt kureshtar është se, regjioni verilindor është më tepër i lidhur me Rumaninë sesa me ekonominë dhe logjistikën e Bullgarisë.
Historikisht rajoni juglindor i Bullgarisë, gjithmonë ka qenë lidhur me Turqinë – një megapolis me popullsi17 milionë, si Stambolli, është një treg serioz. A mund të themi se kjo lidhje e ndihmon regjionin e Bullgarisë Juglindore, ose ai ka dhe potenciale të tjera?
“Sa u përket bashkive në rrethin e qytetit Burgas po vëmë re procese ekonomike tepër negative. – shpjegoi ekonomisti Adrian Nikollov. Qyteti Jamboll është një rast shumë interesant. Aty disa investime të mëdha industriale arritën të shtyjnë shumë shpejt përpara ekonominë e qytetit(shënim autori: sektorët tradicionalisht të fortë për Jamboll janë bujqësia, prodhimi i ushqimit dhe industria e tekstilit dhe vitet e fundit bashkia tërhoqi industri të reja si prodhimi i pajisjeve elektrike dhe hidraulike për automobila, prodhimi i veglave dhe veshjeve për punë).Por, këtu ne po flasim për një industri me vlerë të ulët të shtuar dhe kjo është është një pjesë nga problemi i këtij tipi të vogël qendrash ekonomike në Bullgarinë Jugore. Por kohët e fundit Jamboll po kthehet në qendër logjistik dhe kjo është në saj të një zinxhiri të madh tregtar që punon në të gjithë Bullgarinë.
“Qyteti Sliven është një histori tjetër– vazhdon Adrian Nikollov.Është një nga vendet në Bullgarinë Jugore, ku papunësia është e madhe, më në veçanti mes të rinjve. Qyteti Burgas si një qendër rrethi nuk mund të përsërisë modelin e Varnës sa i përket zhvillimit industrial. Në jug ka një turizëm mjaft më të fortë, por ai krijon vetëm punësim sezonal.”
Në këtë regjion të Bullgarisë është dhe një rreth tjetër shumë specifik- Kërxhali në Rodopet Lindore, afër kufive të dy vendeve fqinje – Turqia dhe Greqia. Ky skaj i Bullgarisë karakterizohet me një dinamikë shumë interesante, thotë analizatori:
“Në shumë bashki ka një rritje të fortë të popullsisë – duket se ka interes për lëvizjen e njerëzve në këtë regjion. Afërsia e Turqisë është një faktor shumë i rëndësishëm, me qenë se aty janë përqendruar shumë firma turke. Kur qe kriza e rëndë në Greqi, një pjesë nga biznesi grek po kështu u vendos në këtë rajon. Por tereni krijon probleme. Qyteti Kërxhali lidhet shumë vështirë me pjesën tjetër të Bullgarisë dhe disi në mënyrë të natyrshme lidhja ekonomike është më tepër me Greqinë dhe Turqinë Veriore, sesa me pjesën tjetër të Bullgarisë. Dhe kështu proceset ekonomike aty zhvillohen sipas ritmit të vet, pa lidhje të drejtpërdrejtë me proceset ekonomike tek ne” – mendon analisti.
A mundet me çdo kusht të kërkojmë një zhvillim të njëkohshëm dhe të barabartë të të gjitha regjioneve bullgare?-përgjigjen e kësaj pyetje do të vazhdojmë ta kërkojmë në bisedat e tjera me Adrian Nikollov në vargun “Histori nga rajonet e ndryshme të Bullgarisë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme..