Më 26 mars u nda nga jeta profesori Simeon Shterev – flautist, pedagog dhe kompozitor, njeri prej muzikantëve më të mëdhenj xhaz në Bullgari. Ai lindi më 24 tetor të vitit 1943 në Sofje. Mbaroi Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje si muzikant klasik në klasën e flautit të profesorit Jordan Kindallov. Që kur ishte fëmijë i binte fizarmonikës në një ansambël pranë Pallatit të Pionierëve. Simeon Shterevi është edhe ndër themeluesit e kuartetit legjendar xhaz “Fokus’65” krijuar me ide të satirikut Radoj Ralin. Në vitin 1967 ky formacion u njoh botërisht me pjesëmarrjen në Festivalin Xhaz në Montrjo (Montreux Jazz Festival), në të cilin muzikantët bullgarë morën çmimin e kritikës. Në vitin 1968 Simeon Shterevi u caktua flautisti më i mirë xhaz në Evropë, ndërsa revista gjermane “Xhaz podium” e radhiti në vendin e dytë në botë. Vite me radhë emri i tij ishte në pozitat e para të klasifikimeve botërore. Më se 60 vjet Simeon Shterevi i gëzonte publikun me koncertet e tij. Krahas kësaj ai bëri qindra incizime për Radion Kombëtare Bullgare dhe për Televizionin Kombëtar Bullgar në gjini të ndryshme, incizoi dhe albume me vete. Dekada me radhë ai ishte pedagog i flautit në Degën e Muzikës Zbavitëse të Akademisë Kombëtare Muzikore në Sofje. Shumë prej studentëve të tij u bënë partnerë të tij skenikë. Vite me radhë Simeon Shterevi bashkëpunonte me Big Berndën e Radios Kombëtare Bullgare. Ai kishte koncerte bashkë me muzikantë me famë botërore ndër të cilët Maynard Ferguson, Chick Corea, Albert Mangelsdorff, Kenny Wheeler, Millço Leviev e shumë të tjerë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova.
Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...
Legjendat e muzikës eksperimentale dhe të xhazit jokonvencional Frank Gratkowski (Gjermani) dhe Kazuhisa Uchihashi (Japoni) do të hapin Sofia Free Jazz në Sofje më 23 janar (e enjte) - seria e re e festivalit të radios "Alarma Punk Jazz" të Radios..
Ju ofrojmë një dozë magjie me këngën më të re të interpretueses Kristina Dimitrova-Manasieva, ose e njohur më mirë si KristinSax. Përveçse këndon ajo i bie saksofonit dhe flautit. Veçse interpretuese e këngës së saj të re “Magjia”, KristinSax është..