Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon deportimi i mbeturinave italiane nga Bullgaria

Foto: sofia.bg

Edhe 20 kontejnerë me mbeturina të grumbulluara në portin Varna – Perëndim u kthyen në Itali. Në portin e Varnës mbeten 25 nga 127 kontejnerë gjithsejtë me mbeturina. Pritet që ato të kthehen në Itali gjatë javëve të ardhshme. Lidhur me mbeturinat italiane në qytetin bregdetar Varnë u hap një procedurë paragjyqësore. Kontejnerët u dërguan në Bullgari nga një firmë italiane me sëlli në qytetin Salerno. Përveç plastikës dhe gomës, siç shkruhet në dokumentet, ka edhe mbeturina jo të deklaruara prej tekstileve, qelqi, druri. Hetimi i rastit vazhdon me urdhër evropian në territorin e Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bullgar Rumen Radev (majtas) dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II

Mbreti Abdullah II i Jordanisë është për vizitë zyrtare në Sofje

Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari, njoftoi BTA. Pas kësaj, Rumen..

botuar më 25-04-03 5.47.MD

“Market Links”: Nëse kishte zgjedhje sot, forca e parë do të ishte GERB-SDS me 23.1%

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, koalicioni GERB-SDS do të merrte 23.1% të votave, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) - 14.8%, DPS-Fillimi i Ri i Deljan Peevski - 11%, BSP - E Majta e Bashkuar - 6%, “Ka një popull të tillë”..

botuar më 25-04-03 4.17.MD
Kirill Petkov

PP-DB nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit

"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..

botuar më 25-04-03 1.04.MD