Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullagria do të ndjekë negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Foto: informo.bg

Bullgaria përshëndeti vendimin e BE-së për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është e rëndësishme siç për sigurinë e regjionit, ashtu dhe për besimin e qytetarëve në BE – thuhet në deklaratën e qeverisë. Bullgaria përkrah perspektivën evropianet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me rëndësi më të madhe në këtë proces është përparimi në sajë të rezultateve të arritura nga secili shtet.

Për Bullgarinë me rëndësi më të madhe do të jenë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si kriter horizontal në secilën etapë të negociatave. Do të ndjekim përparimin në ekzekutimin e Traktatit të miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, kurse sa i përket Shqipërisë – do të fokusohemi mbi mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare . 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vanja Stefanova

Zëvendës kryeprokurore u zgjodh Vanja Stefanova

Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..

botuar më 25-01-09 10.46.PD

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD