Kurorë e vajzave të quajtura llazarki hedhur në lumë – kështu mund të ilustrojmë traditën e bukur pranverore bullgare Llazaruvane. Ky rit është karakteristik për ditën në të cilën kisha ortodokse kremton Ngjalljen e Llazarit. Kjo festë gjithnjë bie ditën e shtune ose ditën e tetë para Pashkëve. Çdo vit datat janë të ndryshme në varësi të festës së madhe të krishtere kushtuar Ngjalljes së Krishtit. Në të kaluarën këngët e vashave të quajtura llazarki kumbuan dhe oshtinin nëpër rrugët e vendbanimeve të mëdha dhe të vogla që nga herët në mëngjes. Të veshur me petka festive vashat llazarki rrethuan shtëpi më shtëpi dhe kënduan për shëndet, lumturi, bereqet. Që me agimin e diellit ato vajza thureshin kurora nga lule të njoma për të zbukuruar kokët. Kështu ato sikur sillnin në shtëpitë pranverën.
Në folklorin tradicional bullgar Dita e Ngjalljes së Llazarit lidhet me arat, kullotat, pyjet. Kjo është edhe dita e vajzave për të cilat riti vjen të tregojë se janë arritur moshën e martesës. Në të kaluarën besuan se një vashë e cila nuk ka qenë llazarka nuk mund të fejohet. Festa gjithnjë parapritej nga përgatitja e ethshme si nga vajzat llazarki të cilat mësuan këngët e ritit, ashtu edhe nga pronarët të cilët detyrimisht ndanin diçka për dhuratë të vashave.
Mirëpo, traditat e vjetra vështirë i rezistojnë ritmit dhe mënyrës së jetesës në ditët tona. Ka krahina ku riti është pak ose shumë i harruar ose thjeshtë nuk ka vajza të reja të cilat të bëhen llazarki. Për fat të mirë ka edhe rajone ku tradita edhe më sot është e gjallë. Kjo zakonisht bëhet në vatrat e kulturës. Vjet riti llazaruvane në bashkinë e qytetit Vraça u prezantua në mënyrë krejt të re. Për të larmuar festën në sheshin e qytetit u mblodhën qindra banorë.
Mirëpo, sot për herë të parë si në qytetin Vraca, ashtu edhe kudo në Bullgari vajzat llazarki do të mbeten në shtëpi. Gjendja e jashtëzakonshmedhe masat kundër përhapjes së Covid-19 kërkojnë që njerëzit të mbeten të izoluar përderisa pandemia zhduket. Kohët e fundit jeta sikur u transferua në rrjetet e sociale dhe është e dukshme që edhe vashat llazarki do të rrethojnë shtëpitë në mënyrë virtuale. Rrjeti global është plotë fotografi të vajzave llazarki nga vitet e mëparshme. Në qytetin Vraca shfletuan albumet plotë fotografi nga kremtimi i Ngjalljes së Llazarit vitin 2019. Me to do të sjellin një ndjenjë festive dhe do të bëjnë apelin “Mbeteni në shtëpi”.
“Vjet E Shtuna e Ngjalljes së Llazarit ishte pjesë e një programi të tërë lidhur me iniciativën të jemi bashkë – kujton Stella Dimitrova, shefe e departamentit në Bashkinë e qytetit Vraca. – Vjet me fëmijët e kopshteve, me ansamblin e fëmijëve në qytet, me koreografë, valltarë, muzikantë rikrijuam të gjitha ritet e lidhura me këtë ditë festive. Në shesh ku ishte shumë vasha llazarki u mblodhën fëmijë dhe prindër për të kremtuar bashkë Ngjalljen e Llazarit. Veshjet kombëtare popullore këngët tipike kushtuar festës emocionuan të gjithë.
Sivjet do të respektojmë ndalimin për dalje dhe do të festojmë në rrjetin internet duke kujtuar ngjarjet nga viti i kaluar. Do të respektojmë të gjitha masat. Edhe nuk do të zbukurojnë qytetin aq shumë siç e bëmë këtë vjet. Nuk dëshirojmë të provokojmë njerëzit për të dalin përjashta. Festa do të mbetet në shtëpi dhe në familje.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: vratza.bg dhe BGNES
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..