Vallë, a është e mundshme që jeta nën karantinë të mos jetë e mërzitshme dhe monotone, por laramane plotë shumë ndjenja? Këtë e vërteton Ivelina Çollakova me projektin e saj të ri me fotografi. Familje të buzëqeshura shikojnë nga dritaret dhe ballkonet duke realizuar takime jo tradicionale nga larg. Dhe kur zemra është e gëzuar nga kjo se jemi në shtëpi bashkë me njerëzit që duam, situata nuk është aq e tmerrshme.
“Ideja i përket fotografit Adas nga Lituania. Me dron ai bëri portrete të njerëzve të cilët ishin nën karantinë në qytetin e tij Vilnius,– tregon Ivelina Çollakova. – E pëlqeva idenë që në këtë mënyrë të ruhet kujtimi për këtë periudhë, kur Bullgaria është nën karantinë. U drejtova lutje miqve të mi të përfshihen në këtë ide. Shfrytëzova objektivin me fokusin me gjatësi më të madhe kështu që të bëj fotografitë nga larg. Kështu i fotografova në dritare, në oborrin e shtëpisë ku jetojnë, në ballkon.”
Lutjes së fotografes iu përgjigjën aq shumë miq dhe klientë të saj saqë ajo nuk arriti të shkojë te të gjithë ata që shfaqën dëshirë të përfshihen në projektin hashtag#mbetemnështëpi. Megjithëkëtë ajo është me shpresë se do të vazhdojë të fotografojë gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë. Si Ivelina Çollakova i shikoi familjet përmes objektivit?
“Pash njerëz të lumtur dhe të buzëqeshur se janë bashkë. Të gjithë ishin me mendime pozitive, dukeshin të qetë dhe shpresoj që kjo në të vërtetë të jetë ashtu, sepse kur njerëzit janë bashkë, më lehtë përjetojnë kriza të tilla – mendon Ivelina Çollakova dhe shton se përshtypje më të madhe i bëri gëzimi i të gjithëve nga këto takime. – Me ata njerëz nuk kemi takuar që prej kohe, prandaj emocioni për të gjithë ishte i madh. Duke qëndruar në shtëpi nuk kemi kontakte sociale jashtë Internetit. Prandaj është një kënaqësi e madhe të takosh dikë.”
Në sesionin fotografik u përfshin edhe fqinj. Më të lumtur në të gjitha fotografitë duken fëmijët me vizatime lara-lara në duar dhe me mesazhe “Mbeteni në shtëpi”, “Jini të qetë” e shumë të tjera.
Dëshiroj t’u them njerëzve në izolim të qëndrojnë në shtëpi kështu që sa më shpejtë të kalojmë përmes kësaj krize, dhe ajo të mbetet në të kaluarën tonë – thekson Ivelina Çollakova. – Një ditë do të shikojmë prapa dhe shpresoj që me buzëqeshje do të tregojmë përjetimet tona në këtë periudhë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Ivelina ÇollakovaProf. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju..