Boksieri i njohur bullgar Tervell Pulev, i cili është mbajtësi i medaljes së bronztë në Olimpiadën e Londrës (2012) dhe mbajtësi i titullit interkontinental të Asociacionit Botëror të Boksit (WBA) është pjesë e ekipit të vullnetarëve në spitalin e “Sofiamed” në kryeqytet.
Kampioni do të ndihmojë në repartin e ndihmës urgjente mjekësore, duke marrë pjesë në transportimin e pacientëve dhe pastrimin e ambienteve. “Nuk është me rëndësi vetëm të jesh fitues në sport, para së gjithësh duhet të jesh njeri në jetë”, komentoi Pulevi.
Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..