Lufta kundër përhapjes së koronavirusit kudo në botë u bë shkak për ndryshime si në ditën e përditshme të njerëzve, ashtu edhe në ritet dhe mënyrën në të cilën të krishterët kremtojnë Ngjalljen e Krishtit.
Megjithë gjendjen e jashtëzakonshme e cila u zgjat deri më 13 maj, kishat ortodokse në Bullgari mbeten të hapura si gjatë Javës së Madhe ashtu edhe për Pashkët. Shërbesat kryhen në respektim të rreptë të masave kufizuese dhe të moslejimit që në një vend të grumbullohen shumë njerëz.
Anketa e Radio Bullgarisë tregon se megjithëqë të jenë të lodhur dhe të shqetësuar për të ardhmen pas përfundimit të pandemisë, kremtet e Pashkëve do të ndriçojnë shtëpitë dhe shpirtrat e bullgarëve. Ata do të shënojnë festën edhe në mënyrë më të thjeshtë jo si vite të mëparshme.
“Do të jetë ndryshe edhe në tempujt, ku ndoshta do të ketë më pak njerëz, por mendoj se është mirë të shkojmë që të ndezim qiri, të përulemi para ikonave të shenjta dhe të respektojmë këtë festë të mrekullueshme, doemos duke respektuar të gjitha masat e sigurisë – mendon gazetari Borisllav Radosllavov. – Mirëpo, secili mund të ndezë qiri dhe t’i drejtojë lutje Zotit edhe para ikonës shtëpiake, siç na bënë thirrje.”
Sipas tij në sfondin e të gjitha negativave epidemia e koronavirusit ndikoi pozitivisht mbi disa njerëz:
“Sikur tani njerëzit janë më të prirë të flasin për Zotin, për fenë, për përulësinë. Do të jetë mirë në se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kur epidemia nuk do të ekzistojë më.”
Një mundësi për ndryshim kur kriza me virusin do të përfundojë shikon edhe sipërmarrësja Mihaela Stojkova:
“Mendoj, se situata e tanishme mund të na japë shumë si për shembull të bashkohemi, t’u kushtojmë vëmendje gjërave në të vërtetë të rëndësishme në jetë, si familja, përkrahja, miqtë, besimi në të mirën.”
Përsa u përket Pashkëve Mihaela është protestante dhe pranon me qetësi faktin se nuk do të frekuentojë shërbesat fetare. Megjithëqë qëndron në shtëpi, që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme ajo ndjek shërbimet online.
“Pavarësisht nga situata do të festoj Pashkët ashtu siç e kam bërë këtë çdo vit” – është kategorike Antoaneta Jotova. – Do të respektoj thirrjet dhe nuk do të frekuentojë kishën, por bashkë me disa miq do të ngjyrosim vezë dhe do të brumosim bukët e ritit të quajtura kozunak.”
Qëndrimi i Antoanetës ndaj festës dhe Zotit mbetet e pandryshuar, megjithë epideminë. Tani ajo shpreson, se ata të cilët nuk besojnë kanë mundësi të ndryshojnë qëndrimin dhe të pranojnë Zotin në zemrat dhe mundësinë për të shpëtuar shpirtrat.
Masat e jashtëzakonshme dhe pasiguria të cilët shoqërojnë Pashkët sivjet provokojnë pakënaqësinë e disa njerëzve:
“Unë jam nga njerëzit të cilët i respektojnë traditat – thekson përkthyesja Diana Dimitrova. – Ne kemi traditë që mbarë familja të mblidhemi për të kremtuar Pashkët. Krahas kësaj frekuentoj edhe kishën këtë ditë, kështu që kjo do të më mungojë. Mirëpo, e kam të qartë se duhet të marrim në konsideratë situatën.”
Tre vjet me radhë Diana dhe bashkëshorti i saj presin Pashkët bashkë me të bijën e cila jeton në Gjermani. Mirëpo, për shkak të izolimit dhe pamundësinë për të udhëtuar sivjet do të jenë bashkë vetëm online. E tillë do të jetë atmosfera festive edhe në mijëra shtëpi të tjera bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Luiza Lazarova
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..