Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.
69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.
Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.
Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.
Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..