Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.
69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.
Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.
Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.
Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë..