Gjatë 24 orëve të fundit janë ripohuar 19 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. 8 prej të sëmurëve janë vendosur në spital. Rritja është me 2.2% në krahasim me ditën e djeshme. Kështu numri i të sëmurëve është 884, 689 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Në spitale ka 246 pacientë, 35 prej tyre janë në repartet intensive.
Në Sofje ka gjithsej 521 raste. 138 janë në spital, 23 – në repartet intensive. Deri tani nga Covid-19 në Bullgari kanë vdekur 42 veta.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve. Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..
14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..
Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Vendi ynë ka një afat gjashtëmujor deri në fund të gushtit 2025 për të rifilluar procesin e miratimit të ligjeve në lidhje me Planin e Rimëkëmbjes dhe..