Gjatë 24 orëve të fundit janë ripohuar 19 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. 8 prej të sëmurëve janë vendosur në spital. Rritja është me 2.2% në krahasim me ditën e djeshme. Kështu numri i të sëmurëve është 884, 689 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Në spitale ka 246 pacientë, 35 prej tyre janë në repartet intensive.
Në Sofje ka gjithsej 521 raste. 138 janë në spital, 23 – në repartet intensive. Deri tani nga Covid-19 në Bullgari kanë vdekur 42 veta.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve. Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.Qeveria e përkohshme miratoi pjesëmarrjen e Bullgarisë në fushatat e Komisionit Evropian për zhvendosjen vullnetare të shtetasve të vendeve të treta që kërkojnë ose u jepet mbrojtje ndërkombëtare nga vendet nën presion migrator. Në përputhje me..
Këshilli i Ministrave miratoi dhënien e 50 000 euro ndihmë humanitare për Bosnjë dhe Hercegovinën për nevojat më urgjente humanitare të popullsisë së vendit pas përmbytjeve shkatërruese të 4 tetorit 2024. Fatkeqësia mori jetën e të paktën 21..
Kryeministri hungarez Viktor Orban propozoi që deri në fund të vitit të miratohet një vendim për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen. Ai e deklaroi këtë më 9 tetor në Parlamentin Evropian në Strasburg gjatë prezantimit të..
Çështja e lirimit të dy marinarëve bullgarë që janë pengje të hutëve jemenas do të ngrihet në një takim në Kajro. Këtë e bëri të ditur ambasadori i..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 8°. Temperatura maksimale do të jetë ndërmjet 23 dhe 28°, në kryeqytet..
Ministria e Transportit njoftoi se më 16 tetor në Bruksel do të ketë një takim në nivel të zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të Komisionit..