Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja e Punëve të Jashtme nuk pret normalizim të situatës deri në verë

Ministrja e Punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva
Foto: BTA

Shtetet po ndodhen në etapa të ndryshme të krizës – disa janë më të prekur nga të tjerët . Me rëndësi të madhe është që lehtësimi hap pas hapi i masave parandaluese të jetë në bazë të të dhënave shkencore – kështu do të evitojmë efektin e kundërt, mendon diplomatja e parë bullgare Ekaterina Zaharieva.

“Kjo është një krizë asimetrike. Ajo prek jo vetëm shëndetin. Shpresoj se dalja nga kriza do të jetë më e bashkërenduar”, tha ajo.  Çdo shtet përpiqet të shpëtojë turizmin e vet, por për fat të keq nuk do të kthehemi tek jeta normale gjatë verës. Thirrja është që të mbetemi në Bullgari.

Udhëtimet e studentëve  në SHBA për punë gjatë verës gjithashtu janë shtyrë dhe do të fillojnë pas 12 maji. Tani për tani  nuk lëshohen viza, shtoi Ministrja e punëve të jashtme. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit pezullon programin “Stefan Stambollov”

Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..

botuar më 25-02-10 10.37.PD
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov

Ministri i mbrojtjes kërkoi një ligj për rrëzimin e dronëve të paligjshëm

Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...

botuar më 25-02-10 10.03.PD

Stara Zagora pret Chef's Food Park

Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..

botuar më 25-02-08 6.30.PD