Asociacioni i producentëve muzikorë bullgarë nënshkroi marrëveshje me Federatën Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike dhe mori kod ndërkombëtar të standardizimit sipas sistemit ISRC. Kjo do të lehtësojë pagimet për muzikën bullgare në mjedisin digjital dhe shpërndarjen e drejtë të të ardhurave mes producentëve dhe muzikantëve.
“Po bëjmë një hap strategjik përpara për tërë sektorin tonë bullgar, komentoi drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Producentëve Muzikorë në Bullgari, Ina Kileva.
IFPI bashkon mbi 1300 kompani muzikore nga 60 vende dhe organizata përfaqësuese kombëtare nga 56 vende.
Në vitin 1952, me iniciativën e Georgi Bojaxhiev – redaktor përgjegjës i redaksisë "Muzika Popullore" në BNR, u krijua Ansambli për këngë popullore i Radios Bullgare. Në thelb të përbërjes ishte grupi i njohur nga Ugërçini, i udhëhequr nga Cvjatko..
Gjatë afërsisht dy viteve të ekzistencës së tij, grupi JazzBoree u bë i njohur për stilin e tij origjinal. Vetë emri i formacionit flet për simbiozën midis xhazit dhe folklorit, kryesisht bullgar. Pianisti Boris Petkov aranzhon si këngë popullore..
Dy këngëtarë të rinj - Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva - bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Në "Askush nuk puth si ti", përveçse janë interpretues, ata janë edhe autorë të muzikës dhe tekstit, aranzhimi është nga Todor...