Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Myslimanët në Bullgari e presin Ramazanin në kushtet e kufizimeve për shkak të Covid-19

Foto: ЕPA/BGNES

Sot fillon muaji i shenjtë për botën myslimane Ramazan, të cilin myslimanët në Bullgari sivjet e presin në kushtet e kufizimeve për shkak të koronavirusit. Me urdhër të Kryesisë së Komunitetit Mysliman në vend tempujt janë mbyllur dhe lutjet do të transmetohen në internet. Rekomandohet që takimet për darkat e mëdha të jenë në një rreth të ngushtë familjar. Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë është ndaluar përkohshëm hyrja në Bullgari e personave dhe automjeteve që vijnë nga Turqia.

Kufirin mund ta kalojnë vetëm maunat dhe kamionët, të cilët transportojnë mallra, automjetet me regjim special të lëvizjes, makinat, të cilat transportojnë njerëz që kanë nevojë për mjekim dhe automjetet e misioneve humanitare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 prillin

Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të vazhdojnë, me ndërprerje të përkohshme. Të mërkurën në fund të ditës reshjet do të dobësohen dhe do..

botuar më 25-04-01 7.40.MD

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari shtyri pushimin nga puna të punonjësve

Termocentrali i dytë më i madh në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”, do të mbajë punonjësit e tij në këtë fazë. Këtë e tha drejtori ekzekutiv i termocentralit Vasill Shtonov për BNR Stara Zagora. Sot kompania private, në të cilën shteti ka 27%..

botuar më 25-04-01 4.26.MD

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në plazhin e Varnës për shkak të ndotjes me mazut

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e komunës së Varnës është në fuqi deri më 6 prill për shkak të derdhjes së mazutit në Detin e Zi, i cili arriti në vijën bregdetare dhe në plazhet e qytetit. Burimi i ndotjes mbetet i panjohur...

botuar më 25-04-01 3.59.MD