Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U hoq ndalesa për hyrje në Bullgari nga Turqia

Foto: BGNES

Ndalesa e përkohshme për hyrjen e udhëtarëve dhe automjeteve në Bullgari përmes pikëkalimeve në kufirin me Turqinë u hoq në mesnatën e së dielës me të gdhirë e hëna.

Ndalesa u aplikua nga ana bullgare më 24 prill – ditën e parë të muajit të bekuar për myslimanët Ramazan me qëllim parandalimin e lëvizjeve të autobusëve dhe të automjeteve personale nga Turqia drejt Bullgarisë gjatë ditëve festive.

Kur para disa ditësh Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shqyrtoi me homologun e saj turk Mevlüt Çavuşoğlu masat e përkohshme parandaluese, ajo paralajmëroi se madje pas heqjes së ndalesës qytetarët që udhëtojnë mes Turqisë dhe Bullgarisë do të vendosen në karantinë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD