Prindërit dhe sindikatat janë kundër idesë për kthimin e nxënësve në shkollë para përfundimit të vitit shkollor. Një mundësi të tillë përmendi Kryeministri Bojko Borisov për nxënësit e klasave të 7-të dhe të 12-të , të cilët do të kenë provime dhe në bazë të notave prej këtyre provimeve ata do të konkurrohen për vendet e parapëlqyera prej tyre në shkollat e mesme dhe të larta.
Në një peticion me nënshkrime të mbledhura të qytetarëve thuhet se në shkollë është e pamundshme që të respektohen masat e lidhura me distancën fizike në kohën e epidemisë. Sindikata “Arsimi” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” (Mbështetje) kërkon që viti shkollor të përfundojë në kushtet e mësimdhënies në distancë. Në peticion paralajmërohet se shumë mësues do të refuzojnë të jenë mbikëqyrës në provimet shtetërore të nxënësve të klasave të 7-të dhe të 12-të sepse janë në moshë mbi 55 vjeç dhe hyjnë në grupmoshën e rrezikuar nga koronavirusi.
Koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, “Aleanca për të Drejta dhe Liri” dhe partia MEÇ do të paraqesin në administratën e parlamentit votën e pestë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Tema e votës..
GERB-SDS gëzon mbështetjen e 22.8% të votuesve dhe vazhdon të jetë forca e parë politike, sipas një sondazhi përfaqësues të realizuar nga "Market Links". Në vendin e dytë renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 13.3%, të..
Kryeministri rumun Ilie Bollozhan zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Rosen Zheljazkov. Të dy diskutuan projekte të transportit dhe përmirësimin e lundrimit në lumin Danub, njofton agjencia AGERPRES, e cituar nga BTA. Sipas..
Shteti planifikon të hapë ambulatore të kujdesit shëndetësor parësor në vendbanimet e vogla, si dhe të krijojë stimuj për të tërhequr profesionistë..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga..
Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një..