Korrespondentja e BNR-së në Stara Zagora njoftoi se kanë filluar shkurtime të personelit në uzinën për prodhim armësh “Arsenal” në Kazanllëk. Në fund të muajit të kaluar ndërmarrja informoi Zyrën e Punësimit në Kazanllëk se do të çlirojë nga puna 2000 veta. Si shkak kryesor udhëheqja tregoi kufizimin e porosive për shkak të situatës së paparashikuar në tregjet ndërkombëtare muajit e fundit.
Në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i “Arsenal”-it Nikollaj Ibushev përgënjeshtroi informacionin për shkurtime të personelit, duke deklaruar se nuk do të ketë të tilla deri në fund të muajit maj. Ai shpjegoi se para një muaji planifikoheshin shkurtime, por situata ndryshoi. “Ka punë për të gjithë 8000 nëpunësit në ndërmarrje”, vuri në dukje Ibushev.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..