Korrespondentja e BNR-së në Stara Zagora njoftoi se kanë filluar shkurtime të personelit në uzinën për prodhim armësh “Arsenal” në Kazanllëk. Në fund të muajit të kaluar ndërmarrja informoi Zyrën e Punësimit në Kazanllëk se do të çlirojë nga puna 2000 veta. Si shkak kryesor udhëheqja tregoi kufizimin e porosive për shkak të situatës së paparashikuar në tregjet ndërkombëtare muajit e fundit.
Në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i “Arsenal”-it Nikollaj Ibushev përgënjeshtroi informacionin për shkurtime të personelit, duke deklaruar se nuk do të ketë të tilla deri në fund të muajit maj. Ai shpjegoi se para një muaji planifikoheshin shkurtime, por situata ndryshoi. “Ka punë për të gjithë 8000 nëpunësit në ndërmarrje”, vuri në dukje Ibushev.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..