Korrespondentja e BNR-së në Stara Zagora njoftoi se kanë filluar shkurtime të personelit në uzinën për prodhim armësh “Arsenal” në Kazanllëk. Në fund të muajit të kaluar ndërmarrja informoi Zyrën e Punësimit në Kazanllëk se do të çlirojë nga puna 2000 veta. Si shkak kryesor udhëheqja tregoi kufizimin e porosive për shkak të situatës së paparashikuar në tregjet ndërkombëtare muajit e fundit.
Në një intervistë për BNR drejtori ekzekutiv i “Arsenal”-it Nikollaj Ibushev përgënjeshtroi informacionin për shkurtime të personelit, duke deklaruar se nuk do të ketë të tilla deri në fund të muajit maj. Ai shpjegoi se para një muaji planifikoheshin shkurtime, por situata ndryshoi. “Ka punë për të gjithë 8000 nëpunësit në ndërmarrje”, vuri në dukje Ibushev.“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..