Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva: Punonjësit sezonalë që do të udhëtojnë jashtë mbajnë përgjegjësi personale

Zëvendëskryeministrja Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

“Mos udhëtoni jashtë shtetit në kushtet e pandemisë, vetëm po të ketë nevojë urgjente!” Këtë apel e bëri herën e radhës në një intervistë për televizionin privat BTV Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Sipas fjalëve të saj punonjësit sezonalë bullgarë, të cilët çdo vit udhëtojnë jashtë shtetit për të nxjerrë bukën e gojës janë rreth 50 000 – 60 000. Për ata të cilët tani do të udhëtojnë jashtë me qëllim punë sezonale ajo nënvizoi: “Ata e mbajnë përgjegjësinë personale për këtë. Qeveria bullgare nuk e organizon këtë” dhe përsëri nënvizoi se tani nuk është momenti për hapa të tillë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Mali i Zi diskutuan bashkëpunimin për “Destinacionin Ballkani”

Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...

botuar më 25-01-21 10.02.PD

Bullgaria do t'i kërkojë KE-së një raport të ri mbi gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me euron

Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..

botuar më 25-01-21 9.34.PD

Parashikimi i motit për 21 janarin

Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..

botuar më 25-01-20 7.40.MD