Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për masat e rrepta, optimizmin dhe trajnimin online

“Njerëzit në Italinë Jugore u sollën shumë seriozisht ndaj masave për siguri dhe kjo dha rezultate të mira” - tregon një studente bullgare.

Foto: Reuters

Elena Hristova ka përfunduar Shkollën Kombëtare Muzikore ”Ljubomir Pipkov” në klasën e harpës. Prej dy vjetëve ajo jeton në qytetin Bari - qendër administrative e Puglias, një nga krahinat me më pak njerëz të infektuar dhe një mortalitet më të ulët në Itali. Para pak kohe, në kushtet e izolimit dhe të masave të rrepta, Elena festoi ditëlindjen e saj të 21 me shumë miq “virtualë”.

 Ajo tregon se familja e saj është e ndarë në tre pikë të botës, kurse nga shokët të cilët mësojnë  jashtë shtetit vetëm vajza ka zgjedhur të mbetet aty, ku e arrin dhe gjendja e jashtëzakonshme.Bullgarja tregon për të gjithë periudhën e karantinës, për panikun dhe për kontrollin policor-që nga fillimi i muajit mars deri në fund të muajit prill.

“Unë jam studente në konservatorin e qytetit Bari, mësoj në degën e këndimit operistik. Aktualisht  situata këtu po qetësohet vazhdimisht. Ka më pak polici, njerëzit dalin, mund të shëtisim, por pa u larguar shumë nga shtëpitë tona. Akoma kemi të drejtën të bëjmë pazar vetëm në dyqanet më të afërta ushqimore, nuk mund të dalim jashtë qytetit. Qyteti Bari ndodhet në det, përreth ka qytete pushimore. Policia shqetësohet se do të fillojë një lëvizje tutje e tej dhe për shkak të kësaj ka postblloqe  në dalje nga qyteti. Pak përpara se të shpallin mbylljen e të gjithë Italisë Veriore, mijëra u kthyen nëpër vendet e tyre të lindjes në pjesët jugore të vendit. Në mediat kishte dalë informacion se më 7 mars do të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Ditë përpara kësaj situata qe e tmerrshme. Shikonim video të njerëzve, të cilët në mënyrë paniku iknin nga Milanoja, Bergamoja dhe vatra të tjera të infektimit me makina, me autobusin mundësisht të fundit, me tren. Nuk dihej sesa prej tyre kanë qenë mbartës të koronavirusit, por nuk kishte dhe sesi të saktësohej: Për shkak të frikës se epidemia do të zhvillohet shumë shpejt si për shembull në Lombardi, autoritetet imponuan masa shumë të rrepta të jashtëzakonshme. Për shembull - në një nga dyqanet për mallra ushqimore në një lagje fqinje u saktësua se personeli është i infektuar me virusin dhe menjëherë e mbyllën të gjithë lagjen - policia u shpërndante ushqime njerëzve, kurse neve na lejuan një dalje vetëm në mëngjes. Por, shyqyr që këto gjëra dhe kjo situatë u larguan.Tanimë mund të ikim për pak nga lagjja në të cilën jetojmë , por me dokumente në të cilat është pasqyruar drejtimi dhe shkaku për daljen.

Sipas të dhënave të fundit në të gjithë Puglian, e cila është me një popullsi mbi 4 milionë, të infektuarit janë rreth 6 në 10 000, kurse për të gjithë Italinë janë afro 1 në 1000, që është pak qetësuese. Masat duket se punojnë - tregon akoma studentja bullgare.

Ja sesi po e vazhdon ajo mësimin në lëndën e muzikës:

Elena tregon se në kulmin e epidemisë në Puglia vazhdimisht kanë mbërritur avionë, të cilët kanë transportuar të sëmurë nga Italia Veriore, me qenë se në krahinë ka pasur shtretër të lirë nëpër spitalet. Pavarësisht nga kjo, në sajë të masave serioze mbrojtëse, infektimi është kufizuar.  Që më 4 maj lejohen takime midis njerëzve më të afërt, të cilët nuk jetojnë në Bari, por janë në rrethin e Puglias. Më 18 maj duhet të hapin dyer që të gjitha dyqanet. Por, në qoftë se midis datave 4 dhe 18 maj ka një vijë tatëpjetë të të infektuarve, kryeministri i vendit ka shpallur se do t’i kthejë që të gjitha ndalesat. Sipas bullgares së re, tani frika nga koronavirusi i bën rrugë një frike tjetër:


“Njerëzit kanë frikë nga kjo se çfarë do të ndodhë pas anulimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Në këtë situatë u kuptua sesa njerëz punojnë në ekonominë e zezë - pa kontratë pune. Ata nuk kanë të drejtën e ndihmës dhe për fat të keq  ka turbullira. Përpara disa ditëve në qytetin Bari një burrë kishte hyrë me sulm gjatë natës në një dyqan ushqimor. Nuk kishte vjedhur para por kishte marrë ushqime. Kur policia mbërriti, ai tha se nuk ka se me çfarë të ushqejë familjen e vet...”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Reuters dhe arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD