Pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari më 13 maj imponimi, ose anulimi i masave kundërepidemike do të varet nga të dhënat statistikore për infeksionin e koronavirusit. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për BNR-në Ministri i Shëndetësisë Kirill Ananiev.
Sipas tij pas datës 13 korrik, dy muaj pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari, duhet të mbetet në fuqi ndalesa e përkohshme për hyrjen në territorin e Bullgarisë të shtetasve të vendeve të treta, si dhe të shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku ka përhapje të madhe të Covid-19. Sipas fjalëve të Ministrit të Shëndetësisë duhet të mbetet edhe ndalesa për lëvizje në territorin e Bullgarisë atje ku ka vatra epidemike, si dhe karantina 14 ditore për të gjithë që hyjnë në Bullgari.
Kirill Ananiev vuri në dukje se do të mbetet kufizimi i përkohshëm i vizitave të institucioneve kulturore, si teatro dhe opera.
Javën tjetër do të shqyrtohet plani i Ministrit të Kulturës për rifillimin gradual të aktiviteteve në hapësirat e mbyllura.Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..