Këshilli i Ministrave miratoi numrin e studentëve, të cilët sivjet do të fillojnë studimin e tyre të lartë në Bullgari dhe atë të doktorantëve në universitetet dhe organizatat shkencore për vitin akademik 2020-2021. Shteti do të financojë 38 390 vende për studentë nga Bullgaria, 2 000 – për bullgarë nga jashtë dhe 150 vende për shtetas të Maqedonisë së Veriut në shkollat e larta shtetërore.
Numri i propozuar është bashkërenduar me propozimet e organizatave të pakicave kombëtare bullgare jashtë vendit dhe me përfaqësitë diplomatike bullgare. Janë marrë parasysh dhe dëshirat e maturantëve, të shprehura gjatë fushatave informative në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Moldavi, Ukrainë, Serbi, Qipro dhe Spanjë.
"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..
Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...