Askush nuk e pengon vetëvendosjen e Maqedonisë së Veriut, por jo nëpërmjet gënjeshtrave historike dhe retorikës antibullgare, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.
Vetëvendosja e tyre pas vitit 1944 nuk duhet të mbështetet tek gënjeshtra antibullgare. Thelbi i marrëveshjes sonë është historia e përbashkët. Askush nuk është kundër së drejtës së Maqedonisë së Veriut për të pasur shtet dhe vetëvendosje kombëtare. Kjo është një e drejtë njerëzore, tha gjithashtu Zaharieva.
Ministrja e Jashtme rikujtoi se në të gjitha deklaratat e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Shkupin përmendet Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që u nënshkrua mes dy vendeve. Zaharieva kërkoi që të rimëkëmbet puna e Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet historike.Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..
Para mesditës së ditës së enjte do të mbajë mot me mjegull. Rreth dhe pas mesditës, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të jetë pothuajse e qetë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 9° dhe 14°, në zonat..
Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..