Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk e pengon vetëvendosjen e Maqedonisë së Veriut

Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Askush nuk e pengon vetëvendosjen e Maqedonisë së Veriut, por jo nëpërmjet gënjeshtrave historike dhe retorikës antibullgare, tha Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Vetëvendosja e tyre pas vitit 1944 nuk duhet të mbështetet tek gënjeshtra antibullgare. Thelbi i marrëveshjes sonë është historia e përbashkët. Askush nuk është kundër së drejtës së Maqedonisë së Veriut për të pasur shtet dhe vetëvendosje kombëtare. Kjo është një e drejtë njerëzore, tha gjithashtu Zaharieva.

Ministrja e Jashtme rikujtoi se në të gjitha deklaratat e Bashkimit Evropian për fillimin e negociatave me Shkupin përmendet Marrëveshja e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, që u nënshkrua mes dy vendeve. Zaharieva kërkoi që të rimëkëmbet puna e Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet historike.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun vendoset kontroll i përkohshëm kufitar

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi një vendim për vendosjen e përkohshme të kontrollit kufitar në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun, si dhe për pezullimin e funksionimit të pikave kufitare në kufirin e brendshëm bullgaro-rumun dhe bullgaro-grek...

botuar më 24-12-18 4.46.MD

KE identifikoi sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria

Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..

botuar më 24-12-18 4.39.MD
Admirali Emill Eftimov

Shefi i Mbrojtjes: Nuk ka asgjë të re për ushtrinë bullgare në marrëveshjen me Ukrainën

Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..

botuar më 24-12-18 3.29.MD